Edhe Kryetarja e FRASH del kundër Taravarit, i bashkohet Arben Fetait

Ndërkaq Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët do të vazhdoj të mbetet në VLEN. Këtë e konfirmoi zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke theksuar se të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten zëri më i pastër i idealizmit dhe forca e paepur e ndryshimit. Sipas Fetait, të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga Yllka Nuredini, strukturat rinore të FRASH-it qëndrojnë fuqishëm në anën e besimit që dhanë 107 mijë qytetarë, në anën e ndryshimit të vërtetë. Sepse, sipas Fetait, ndryshimi nuk është vetëm slogan ai kërkon punë, përkushtim dhe këmbëngulje të palëkundur. Gjithashtu, Fetai tha se kjo gjeneratë e re, me zë të qartë dhe qëndrim të pathyeshëm, nuk kontrabandohet dhe nuk bëhet pjesë e pazareve të atyre që për më shumë se dy dekada zbrazën shtëpitë e shqiptarëve duke përzënë rininë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button