Edhe Ministria e Bujqësisë cak i sulmeve kibernetike, MPB-ja ka hapur hetime

Edhe Ministria e Bujqësisë cak i sulmeve kibernetike, MPB-ja ka hapur hetime

Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi i tyre elektronik ka qenë cak i sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës. MPB-ja ka hapur hetime.

Ueb-faqja e Ministrisë ende nuk është në funksion. Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në MPB kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion.

Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit.

Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e papaguara të bujqëve që kapin shumën e rreth 530 milionë eurove.

Sektori për Krim Kompjuterik në MPB është duke vepruar pas denoncimit të Ministrisë së Bujqësisë.Është ky sulmi i dytë kibernetik për një kohë të shkurtër në një institucion shtetëror.

Më 10 Shtator cak i sulmeve kibernetike nga një grup hakerësh grek ishte Ministria e Arsimit.

Maqedonia e Veriut, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, bëhet vendi i tretë nga rajoni I NATO-s që goditet nga sulmet kibernetike.

LEXO EDHE:

Back to top button