Edhe një arratisje nga burgu. Kësaj radhe nga ai i Shutkës

Edhe një arratisje nga burgu. Kësaj radhe nga ai i Shutkës

Gazetar: Mefail Ismaili

Vazhdojnë arratisjet e të dënuarve nga burgjet e vendit. Pas arratisjes si në filma të të burgosurit në Burgun e Idrizovës, rreth 9 ditë më parë ka pasur edhe arratisje nga Burgu i Shutkës. Informacionin për Alsat e konfirmuan edhe autoritetet. Zëvendësdrejtori, Sadush Arifi, thotë se më 14 janar, nga burgu gjysmë i lirë është arratisur Nafi Abdiovski i cili ka qenë i dënuar me 8 muaj.

Abdiovski është arratisur rreth orës 17.00, ndërsa nga burgu thonë se i kanë njoftuar të gjitha autoritete.

“Nuk janë bërë lëshime gjatë procedurave nga ardhja e tij nga paraburgimi ,në bazë të vendimit të dënimit të plotfuqishëm të shqiptuar nga Gjykata Themelore Shkup prej 8 muajsh dënim me burg, nga të cilat kishte vuajtur gati 3 muaj në paraburgim. Në bazë të dosjes dhe anamnezës në pranimin e të dënuarit nga komisioni i klasifikimit në Sektorin e Resocializimit ju caktua tretman me grupin B (gjysmë i lirë ). Po i njëjti kishte në procedurë edhe disa vepra tjera penale në gjyqet e ndryshme të vendit”, tha Sadush Arifi, zv/drejtor Burgu i Shutkës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë të informuar për arratisjen e të burgosurit Nafi Abdiovski dhe janë duke i marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

“Personika kryer dënim me burg prej 8 muaj në SHNP Burgu i Shkupit për veprën e kryer penale për “Mashtrim sipas nenit 247, fq. 3. Pas Urdhëresës së SHNP Burgu Shkupi, nga daza 16.01.2023, është lëshuar fletarrest qendror për arratisje nga burgu, për vuajtjen e dënimit prej 7 muaj e 15 ditë. MPB i ndërmori të gjitha masat dhe aktivitetet për gujetjen dhe privimin nga lirita të personit”, thonë nga MPB.

I arratisuri Nafi Abdiovski i cili ngarkohet për më shumë vepra penale, në disa foto në rrjetet sociale shihet me funksionarë aktual të pushtetit si dhe me ish zyrtarë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button