Edhe pse të pasuksesshme, Ministria e Transformimit Digjital investon në pika të reja të shërbimeve elektronike!
Edhe pse të pasuksesshme, Ministria e Transformimit Digjital investon në pika të reja të shërbimeve elektronike!

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Edhe pse u treguan të pasuksesshme, megjithatë Ministria e Transformimit Digjital, vazhdon të investojë në pika të reja të shërbimeve elektronike, shkruan Alsat.
Pas asaj në Tetovë, ministri Andonovski firmosi memorandum bashkëpunimi, për hapjen e edhe një zyre në komunën e Jegunocit.
Andonovski paralajmëroi analizë për dështimin e deritanishëm të projektit. Ai po ashtu foli edhe për uljen e numrit të të punësuarve në këto zyra.
“Shumë pyetje me vend. Enti Shtetëror i analizave ka përpiluar një raport komplet me të cilin i analizon problemet me të cilat ballafaqohet edhe portali, edhe pikat e shërbimeve, gjithsesi i shikuam. Dhe një nga pengesat është lokacioni jo adekuat, pra larg qytetarëve, e dyta është mos ofrimin i shërbimeve që më shumë kërkohen nga qytetarët dhe e treta është mos pasja njohuri nga banorët se ka qendër për kësi shërbimesh. Ideja ime është që nga një pikë të bëjmë dy, pra jo të investojmë mjete shtesë por nga ato ekzistuese, pajisje lidhje e të punësuar, dhe nuk ka nevojë të ketë shtatë tetë të punësuar por disa prej tyre ti dërgojmë në vendet më afër banorëve”, tha Stefan Andonovski, Ministër i Transformimit Digjital./ Alsat.mk