Edhe sa do ta shijojmë diellin? Çfarë thotë parashikimi i motit?
Edhe sa do ta shijojmë diellin? Çfarë thotë parashikimi i motit?

Diell deri në fund të shtatorit, tetor me shi dhe nëntor me borë – ky është parashikimi i meteorologëve botërorë për tre muajt e ardhshëm.
Mot me diell me temperaturë mbi 25 gradë deri në fund të këtij muaji, parashikojnë shërbimet e motit botëror për Shkupin. Deri në fund të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell me rënie të lehtë të temperaturave, të cilat do të vijojnë rënien deri në fund të muajit. Temperatura e mëngjesit në fund të shtatorit do të jetë rreth 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 25 gradë.
Gjysma e parë e muajit tetor do të sjellë mot të paqëndrueshëm dhe reshje shiu, temperaturat e ditës do të jenë rreth 20 gradë, ndërsa në mëngjes do të zbresin deri në 3 gradë. Gjysma e dytë e muajit të njëmbëdhjetë do të jetë me diell me temperatura ditore deri në 25 gradë.
Nëntori do të jetë dukshëm më i freskët. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero, ndërsa ato të ditës do të lëvizin deri në dhjetë gradë. Sipas meteorologëve, bora e parë pritet në muajin nëntor.