“Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë”, aktivitet parandalues i SPB Tetovë
“Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë”, aktivitet parandalues i SPB Tetovë

Sot në territorin e Tetovës, nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, në disa lokacione në pjesën qendrore të qytetit, realizuan aktivitetin parandalues në kuadër të fushatës „Edhe unë edhe ti, të gjithë jemi këmbësorë“.
Përmes dhënies së fletushkave me përmbajtje edukative, të përpunuara në bashkëpunim me KRSKRR-në nëpunësit policorë i përkujtuan këmbësorët, si një nga kategoritë më të prekura dhe më të rrezikuara të pjesëmarrësve në komunikacion, për obligimet e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion. I përkujtuan se duhet detyrimisht ta kalojnë rrugën në vendkalimet për këmbësorë, të mos përdorin celularin dhe kufjet gjersa kalojnë në vendkalimet për këmbësorë, si dhe për rregulla të tjera që duhet t’i respektojnë për pjesëmarrjen e tyre të sigurt në komunikacion si këmbësorë. Gjithashtu, vozitësve iu vu në dukje se duhet t’i respektojnë plotësisht rregullat gjegjësisht t’u japin përparësi këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve kryesore.