Edhe VMRO reagon për Akademinë Shqiptare: ASHAM e vetmja akademi që bashkon mendimin shkencor

Edhe VMRO reagon për Akademinë Shqiptare: ASHAM e vetmja akademi që bashkon mendimin shkencor

Koalicioni VLEN ka bërë të ditur se ka nis procedurën për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Kulturë.

Në lidhje me këtë përveç të tjerëve, kanë reaguar edhe nga VMRO.

Sipas partisë në pushtet, Akademia Maqedonase e Shkencës dhe Arteve është institucioni i vetëm që bashkon mendimin shkencor, kurse përkatësia etnike apo politike nuk duhet të jetë kriter anëtarësimi.

“Na gëzon fakti që partitë shqiptare të pushtetit kërkojnë vendin e Shqiptarëve në shkencë dhe e përshëndesim këtë, për dallim nga BDI që kërkonin vetëm vende për tenderët e tyre dhe u bënë parti e gjelbërt. Vetëm përmes kritereve të ashpra mund të sigurojmë se më të mirët dhe më të kualifikuarit do t`i udhëheqin institucionet tona shkencore. Duhet t`i mbajmë standardet e larta dhe të sigurohemi që Akademia jonë të mbetet prestigjioze, e bazuar në merita dhe të arritura akademike”, thonë nga VMRO.

Sipas koalicionit VLEN Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Kulturë do të fokusohet ekskluzivisht në shkencë, art, duke shmangur përfshirjen e politikës. Objektivi, sic thuhet, është të krijohet një mjedis ku shkenca dhe arti mund të lulëzojnë në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

LEXO EDHE:

Back to top button