Edi Rama fyen rëndë shqiptarët, i quan protestuesit hajvanë
Kryeministri shqiptar Edin Rama i cili para dy ditësh akuzoi kosovarët dhe tetovarët për pjesëmarrje në protestë, sot në podkastin e tij, shkoi edhe më larg duke i fyer shqiptarët që protestojnë si fashistë e hajvanë
“Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji të hajvanëve. Kjo duhet ndalur”, deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Përderisa Edi Ramës i pengojnë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë, opinioni këtu dhe në Kosovë e bëjnë përgjegjës atë për ndërhyrje qoftë direkte apo indirekte në punët e partive politike shqiptare. Në Kosovë, Rama fajësohet për nxitje të krizës politike që çoi në zgjedhje pasi tentoi të impononte Vjosa Osmanin si kandidate për presidente e cila do të merrte mbështetjen e PDK-së, parti që Rama është më i lidhur. Ndërkohë në Maqedoni opinioni e fajëson Ramën për mbështetje të mikut të tij Ali Ahmetit dhe BDI-së, ndërsa përmes ambasadorit Meidani edhe tentim për t’i kontrolluar studentët shqiptarë. Kur jemi tek ambasadori, ky i fundit në syrin e opinionit shqiptar në Maqedoni më shumë shihet si një anëtar i BDI-së por pa librezë partiake./Alsat.mk.








