Edi Rama: “I love this team”

Kombëtarja e Shqipërisë ia doli të bëjë detyrën edhe në transfertë përballë Ishujve Faroe, në ndeshjen e tretë të eliminatoreve për kampionatin europian “Gjermani 2024”.
Pas ndeshjes me anë të një postimi në “facebook” ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se “e dashuron këtë skuadër” dhe e uron për fitoren 1-3.
“Kuqezinjtë” falë edhe fitores së Moldavisë përballë Polonisë, ndodhen në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak se Çekia kryesuese dhe një më shumë se Moldavia.
Në shtator, Shqipëria ka dy ndeshjet më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, aty ku pritet të vendoset shumë në lidhje me fatin tonë për pjesëmarrjen në europian. Në datën 7 dhe 10 shtator përballemi pikërisht me Çekinë dhe Poloninë./abcnews/