Edi Reja grumbullon edhe Nedim Bajramin

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për 3 ndeshjet e para eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos. Në listën e hartuar nga italiani bie në sy rikthimi i Arlind Ajetit, që zëvendëson Dermakun. Ndërkohë, për herë të parë janë afruar Nedim Bajrami dhe 17-vjeçari, Mario Mitaj.

 

Sakaq, përfaqësuesi i vetëm i Kategorisë Superiore të Shqipërisë është Erion Hoxhallari nga Tirana, ndërsa ka mbetur jashtë edhe Bekim Balaj.

 

“Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë,” tha mes tjerash trajneri Reja.

 

LEXO EDHE:

Back to top button