Edi Reja: Grupi i vështirë, e prishi gjithçka Polonia

Trajneri i komëbtares së Shqipërisë, Edi Reja, ka qenë i pakënaqur me shortin në kualifikueset e Katar 2022. Trajneri ka theksuar se do të kishte preferuar grup tjetër, duke e cilësuar tonin më të vështirin mes atyre me 6 skuadra.

Kemi qenë pak pa fat e të penalizuar jo vetëm se ka rënë Anglia. Polonia është shumë e fortë, dhe Hungaria është skuadër që po bën shumë mirë. Ndaj kemi një dritë të vogël shprese për të arritur të dytët në këtë grup. Shpresoja në grupet e tjera, te Danimarka apo Kroacia, ato ishin grupe të mira. Mes të dytave, Polonia ishte më e forta e nuk duhej të na takonte. Nuk kemi humbur në start se ndeshja duhet luajtur, por mundësitë janë të pakta. Andorra e San Marino do të kërkojnë pikë, nuk është një grup me ekipe të barabarta që mund të luftohet, por do të luajmë shanset tona si kemi bërë gjithmonë. Me Hungarinë nuk mund të bëjmë më miqësore në qershor. Kemi bërë mirë në Ligën e Kombeve, ekipi është në rritje, qartësisht që të gjitha ndeshjet duhen luajtur. Nuk ka rezultate të sigurta në start, por duke parë vlerat e këtij grupi, sidomos Polonia, Anglinë ta lëmë se është e fortë, Hungaria është më e forta nga të tretat,” tha Reja.

LEXO EDHE:

Back to top button