Edi Reja: Na mundën në pjesën fizike


Trajneri Edi Reja në konferencë për shtyp pas ndeshjes së humbur me Lituaninë, edhe njëherë theksoi se ekipi nuk ishte mirë fizikisht duke qenë se lojtarët nuk kanë filluar përgatitjet me klubet.

“Kemi përgatitur mirë ndeshjen, e dinim që ishin më mirë nga ana fizike. Ne për fat të keq nuk jemi në gjendje. Edhe Gjimshiti ka filluar javën e kaluar të përgatitet. Të tjerët nuk janë në gjendje. Edhe Lituania edhe Bjellorusia kanë filluar dhe janë më para. Që në pjesën e parë kishim vështirësi, ndërsa ata vazhdonin të vraponin. Dhe, kur janë dy skuadra të përafërta ishte avantazh për ta. Kur nuk zhbllokon rezultatin, bëhet e vështirë. Pjesën e dytë e nisëm mirë dhe më pas erdhi ai aksident. Ata ishin në avantazh dhe ne duhej të vraponim. Kishim disa momente me Hysaj dhe Laçin. Por, edhe fati ishte kundër. Këto ndeshje duhet të jesh i vëmendshëm, se kur le hapësira më pas bëhet e vështirë. Kërkuam në çdo mënyrë, futa katër sulmues por nuk bëmë asgjë. Ramë fizikisht,” u shpreh trajneri Edi Reja.

LEXO EDHE:

Back to top button