Edon Zhegrova dhe tifozi shqiptar bëhen viral në rrjet

Futbollisti rrëmbeu sërish skenën e Ligës së Kampionëve, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61-të, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës.
Pas përfundimit të sfidës teksa futbollistët shkuan të festonin fitoren me tifozët e tyre, Zhegrova ia dhuroi fanellën një tifozi shqiptar. Më pas djali i vogël i dha një plis dhe më pas të dy pozuan para kamerave. Ky moment është bërë viral në rrjet dhe video shoqërohet me mbishkrimin: Ne jemi një gjak!
View this post on Instagram