Edon Zhegrova , në ekipin e javës në Ligue 1

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është përzgjedhur në formacionin e javës në Ligue 1. Zhegrova zhvilloi një super ndeshje në fitoren e Lilles me 3-1 ndaj Loriente, e vlefshme për xhiron e 29-të në Ligue 1.

Talenti kosovar realizoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij dhe ishte lojtari vendimtar për t’ia sjellë tre pikët ekipit të tij. Sipas “Sofa Score”, Edon Zhegrova ka marrë notën 9.0, dhe është përfshirë në formacionin më të mirë së bashku me Lionel Messin, lojtarin e Paris Sen Zhermenit.

LEXO EDHE:

Back to top button