Efekti i dozës së tretë në Izrael, numri i rasteve aktive ulet gati trefish

Rastet ditore me Covid-19 janë duke shënuar rënie të konsiderueshme për herë të parë në disa muaj në Izrael. Kjo mund të jetë shenjë se po jep efekt doza e tretë e vaksinës.

Izraeli po regjistron mesatarisht nën 4.000 raste me Covid-19 në ditë, në krahasim me më shumë se 11.000 raste në ditë në kulmin e valës së tretë, më 14 shtator, shkruan Daily Mail.

Rastet janë pakësuar pavarësisht kthimit të nxënësve në shkolla pas pushimit veror. Megjithatë, në shkolla po kryhen testime rekorde për koronavirus.

Rënie e rasteve i jep fund rritjes së madhe të infeksioneve në muajt e fundit, që besohet se u shkaktua nga dobësimi i imunitetit të ofruar nga vaksina dhe përhapjes së variantit shumë ngjitës, Delta.

Izraeli e nisi fushatën për dozën e tretë në korrik. Fillimisht u vaksinuan personat mbi moshën 60-vjeçare, por tani në program janë të gjithë banorët mbi 12 vjeç, të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës më herët.

Muajin e kaluar është shënuar edhe rënie e numrit të pacientëve në spitale. Shkencëtarët izraelitë besojnë se ky është rezultat i imunitetit të përforcuar të popullsisë nga doza e tretë e vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button