Efekti i humbjes nga Kosova, Sllovenia nuk e vazhdon kontratën e Matiazh Kek
Pas shtatë vjetësh, Matiazh Kek, largohet nga posti i trajnerit të Sllovenisë. Pasi kontrata e tij e fundit skadoi më 30 nëntor, Shoqata e Futbollit e Sllovenisë (NZS) tha të hënën se kishin arritur një marrëveshje për të mos e zgjatur bashkëpunimin.
Kosova shihet si një nga arsyet kryesore për largimin e tij, ngase e mposhti në Slloveni duke ia humbur gjasat për kualifikim në “play-off”.








