Ndonëse mungoi për afro një vit, Ansu Fati nuk e ka pasur aspak problem t’i kthehet shënimit të golave.
Ansu Fati bëri rikthimin e tij në fushë ndaj Levantes më 26 shtator, duke shënuar golin e tretë të Barcelonës pasi ishte inkuadruar në minutën e 81-të të ndeshjes. Fati tani e ka zhvilluar paraqitjen e parë si startues që nga nëntori 2020, duke kompletuar 59 minuta dhe duke dhënuar golin e barazimit në minutën e 13-të, në fitoren e 3-1 të ekipit të tij ndaj Valencias mbrëmë.
Fati ka një statistikë tejet impresive kur vie tek efikasiteti i goditjeve në portë. 18-vjeçari ka goditur vetëm 22 herë në portë, gjersa 13 prej tyre i ka futur në rrjetë.








