Egjipt, tre ministra infektohen me koronavirus

Tre ministra egjiptianë janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), raportuan mediat në Egjipt, transmeton Anadolu.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Nevine Gamea, doli pozitive me COVID-19 dhe aktualisht punon nga shtëpia, theksoi ministria që ajo drejton në një njoftim.

Sipas gazetës shtetërore “Akhbar Alyoum”, Gamea për shkak të infektimit nuk ka punuar nga ministria që nga 13 shkurti.

Ministri i Drejtësisë, Omar Marwan, po ashtu është infektuar me virusin 10 ditë më parë dhe po shërohet, tha e përditshmja egjiptiane.

Ministri i Financave, Mohamed Maait, po ashtu është infektuar nga virusi, njoftoi drejtuesi televiziv egjiptian Ramadan Khairy pa dhënë detaje tjera.

Qeveria e Egjiptit ende nuk është prononcuar për gjendjen e tre zyrtarëve.

Deri të dielën, rastet e përgjithshme me COVID-19 në Egjipt ishin në 178.151, duke përfshirë 10.353 vdekje dhe 137.837 të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button