Egnatia fiton një lum të hollash, por i bën edhe një nder Ballkanit të Kosovës

Egnatia ka fituar titullin kampion të Superiores dhe në edicionin e ardhshëm do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve. Një arritje e jashtëzakonshme për skuadrën rrogozhinase, e cila merr pjesë vetëm për herë të dytë në historinë e saj në kompeticionet ndërkombëtare.

Meqë skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka një koeficient të ulët, ajo do të shkojë përsëri në vazon e skuadrave të dobëta dhe një vend në vazon e skuadrave të forta i është lënë pikërisht skuadrës së Ballkanit. Kjo e fundit do të shkonte në vazon e ekipeve të dobëta nëse Partizani, me një koeficient më të lartë, do të fitonte titullin.

Për ekipin kampion të Superiores kësisoj mund të ketë kundërshtarë të vështirë në shortin e e turit të parë si Ferencvarosh, Karabak, Sllovan Bratislava, Ludogorets e Steaua.

Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF.

Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,

Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.

Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button