EHF, ndan ftesat e fundit për garat e Ligës së Kampionëve

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka shpallur zyrtarisht emrat e skuadrave që do të garojnë në Ligën e Kampionëve. Në pritje të shortit për sezonin e ri, janë njohur të gjitha skuadrat që do të luftojnë për trofeun më prestigjioz në hendbollin europian, më saktë janë shpallur “fatlumët” që kanë marrë “Uajlld Kard”.

Bëhet fjalë për PPD Zagreb, Alborg, Nant, Vesprem, Elverum, Visla Plok dhe Celje. Këto skuadra do të bashkohen me GOG Goodme, Barcelona, ​​Paris Sen Zhermeni, Magdeburg, Kiel, Pik Seged, Kielce, Porto dhe Dinamo Bukuresht.

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është caktuar për 1 korrik.

Për arsye të njohura, Maqedonia pas më shumë se njëzet vitesh nuk do të ketë përfaqësuesin e saj në elitën e hendbollit evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button