Ekipet arabe kërkojnë yjet e Çellsit

Vazhdon “ofensiva” nga bota arabe ne drejtim te disa futbollistëve më të mirë evropianë, veçanërisht në Premier Ligë dhe te Çellsit. Në pritje që të mund të bindë Kalidou Koulibaly (i lakmuar nga Interi), por te cilit i eshte ofruar nje kontrate 25-30 mln euro ne sezon per 3 vitet e ardhshme, “Al Hilal” po mbyll marrëveshjen për të blerë Ruben Neves nga Volverhampton për rreth 55 milionë euro.
Jo vetëm kaq, sepse në të njëjtën kohë janë edhe dy lojtarë të tjerë të Çellsit në shënjestër, portieri Edouard Mendi qe kerkon “Al Ahli” dhe playmakeri maroken Hakim Zijech, negociatat e të cilit me Al Nassr-in e Kristiano Ronaldos po shkojne mirë.
Nënshkrimi i N’Golo Kante, gjithashtu te Çellsi, me Al Ittihad është tashmë një hap larg.