Ekipet e kualifikuara në 1/8 e finales në Ligën e Konferencës
Shorti për raundin e 16-tave, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet të Ligës së Konferencës do të hidhet të premten, më 27 shkurt, në Nion. Në garë janë 16 ekipe: 8 prej tyre kualifikuan direkt nga faza e grupeve, ndërsa 8 të tjera arritën aty përmes fazës play-off.
Përveç përcaktimit të çiftëve të raundit të 16-tave, shorti do të përcaktojë edhe çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, duke treguar rrugën për në finalen që do të luhet më 27 maj në Leipzig.
Këto 8 skuadra kanë siguruar automatikisht biletën për 1/8: Strasbourg, Rakow, AEK Athens Sparta Prague, Rayo Vallecano, Shakhtar Donetsk, FSV Mainz dhe AEK Larnaca
Përveç tyre, këto ekipe siguruan vendin në 1/8 pas ndeshjeve të Play Off-it: Fiorentina, Crystal Palace, Celje, Rijeka, Samsunspor, AZ Alkmaar, Sigma Olomouc dhe Lech Poznan
Ndeshjet e raundit të 16-tave: 12 mars (takimi i parë) dhe 19 mars (takimi i kthimit), ora 19:45 ose 21:00. Çerekfinalet janë më 9 prill dhe 16 prill, ndërsa gjysmëfinalet më 30 prill dhe 7 maj. Finalja e madhe është më 27 maj në Lajpcig.








