Ekipet nga Maqedonia, mësojnë kundërshtarët e mundshëm në garat evropiane

Skuadrat e Akademia Pandevit, Shkëndijës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, do të përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën e Konferencës dhe ata sot mësuan kundërshtarët e mundshëm. Akademia Pandev dhe Shkëndija, nisin garat nga xhiroja e parë, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov, si fituese e Kupës, nis garat nga xhiroja e dytë.

Shkëndija, si bartëse në short, mund të përballet me: Borac Banja Llukën, Inter Turkun, Tre Fiorin, Rejvjavikun, Deçiçin ose Iskrën, Santa Kolloma, Nju Taunin ose Dila Gorin.

Ndërkohë Akademia Pandev, si ekip jobartëse në short, para vehtës mund të ketë kundërshtarët si: Flora, Riga, Allashkert, Olimpia, Kups, Buduçnost, Legia, Krusejders, Bala Taun dhe Tre Pene.

Fituesja e Kupës, Makedonija Gjorçe Petrovi, mund të përballet me skuadra serioze evropiane si: Jang Bojs, PAOK, Bashakshehir, Makabi Tel Aviv, APOEL, Bate Borisov, Rijeka dhe Antverpeni.

LEXO EDHE:

Back to top button