Eklipsi diellor në pjesën perëndimore të kontinentit amerikan (VIDEO)

Eklipsi diellor në pjesën perëndimore të kontinentit amerikan (VIDEO)

Pjesa perëndimore e kontinentit amerikan për disa minuta shijoji eklipsin diellor. Të shumtë ishin njerëzit, të cilët u mblodhën në Nju Meksiko për të parë momentin kur hëna kalonte midis diellit dhe tokës, duke dhuruar një shfaqje mahnitëse, e cila i ngjante një “unaze zjarri”.

Ky efekt thonë shkencëtarët shkaktohet pasi hëna nuk e mbulon plotësisht diellin. Kjo panoramë u shijua edhe në zona të tjera. Eklipsi fillimisht ndodhi në Meksikë dhe Amerikën Qendrore, më pas në Amerikën e Jugut, përpara se të përfundonte në Oqeanin Atlantik.

Shkencëtarët thonë se eklipset diellore kanë një efekt të dukshëm në pjesën e sipërme të atmosferës.

LEXO EDHE:

Back to top button