Eko-kompani, “dm – drugstore markt”, shpalli vazhdimin e vitit të tretë të eko-projektit “Ripyllëzojmë së bashku për një të nesërme më të gjelbër”!
Eko-kompani, “dm - drugstore markt”, shpalli vazhdimin e vitit të tretë të eko-projektit “Ripyllëzojmë së bashku për një të nesërme më të gjelbër”!
Kompania që të gjithë e njohim tashmë si eko-kompani, “dm – drugstore markt”, shpalli vazhdimin e vitit të tretë të eko-projektit “Ripyllëzojmë së bashku për një të nesërme më të gjelbër”! Rrjeti i dyqaneve e ka nisur këtë projekt në vitin 2022 dhe me aktivitetet e deritanishme ka mbjellë rreth 60 mijë fidanë të rinj. Deri në fund të këtij sezoni të pyllëzimit, kompania do të arrijë numrin jubilar prej 100 mijë pemë të mbjella. Sot zyrtarisht filloi cikli i ri i projektit me aksion në të cilin u mbollën mbi 300 fidanë të rinj në “Parkun e Parajsës” në Komunën e Aerodromit. “Çdo pemë e re e mbjellur na sjell një hap më afër qëllimit tonë. Ne kemi besim të palëkundur se angazhimi, entuziazmi dhe vizioni ynë i vazhdueshëm do të japin rezultatin e dëshiruar. Shpresojmë që me veprimet tona të japim shembull dhe të nxisim përhapjen e mëtejshme të kujdesit për mjedisin tonë, sepse besoj se jemi të vetëdijshëm se sa shumë kemi nevojë për të” tha Kristina Duranska, Menaxhere e Marketingut dhe Komunikimit në “dm – drugsore markt” në Maqedoni. Për këtë vit kompania “dm drugstore markt” ndau më shumë se 1.200.000 denarë donacion, në formë të blerjes së fidanëve dhe pajisjeve teknike. Aksione të ngjashme ekologjike kompania do të ketë edhe në Shtip dhe Veles. Përveç të punësuarve të saj që marrin pjesë vullnetarisht, ata ftojnë që t’u bashkohen edhe qytetarë. /Alsat.mk