Ekonomia gjermane pritet të rritet me 3,5 %

Ekonomia e Gjermanisë pritet të zgjerohet këtë vit, e mbështetur nga rritja e eksportit, por ekonomia më e madhe e eurozonës do ta arrijë nivelin e parakrizës vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha sot Federata e Industrive Gjermane (BDI).

“Një kthim në nivelin e para krizës nuk do të arrihet në vitin aktual, por pritet të ketë një shans të mirë për sukses në gjysmën e parë të 2022”, tha presidenti i BDI, Siegfried Russëurm.

Organi i industrisë parashikoi një rritje prej 3,5 % për ekonominë gjermane këtë vit.

PBB-ja u tkurr me rreth 5 % në vitin 2020, ndërsa pandemia e COVID-19 dhe bllokimet pasuese dëmtuan rëndë aktivitetin ekonomik.

Eksportet pritet të rriten me 6 %, pas një rënie prej 11 % vitin e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button