Ekspedita arrin në Pragë, vërehet atmosfera pozitive
Ekspedita arrin në Pragë, vërehet atmosfera pozitive
Ekspedita e Maqedonisë zbarkoi në Pragë të çekisë, ku të shtunën do të përballet me Ukrainën, në kuadër të eliminatoreve për EURO 2024. Atmosfera pozitive mes futbollistëve mund të vërehej gjatë udhëtimit, pasi që të gjithë janë të vetëdijshëm se tani kërkohet rezultat tjetër pozitiv, për të vazhduar ecurinë pozitive, të filluar me Italinë dhe Maltën. Futbollistët dhe stafi teknik sonte do të analizojnë kundërshtarin e së shtunës, ndërsa të premten do të zhvillojnë stërvitjen e vetme në Pragë./Nga Praga për TV Alsat, Mahir Thaçi