Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Rusia ka zhdukur paprekshmërinë e kufijve
Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Rusia ka zhdukur paprekshmërinë e kufijve
Ledion Krisafi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka thënë në emisionin “Programi 200”, se Kjo që ka bërë Rusia mbrëmë, mund të ketë ndikim në Ballkan, ku ka marr shembull Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, shkruan Alsat.
Ai tha se Rusia ka zhdukur paprekshmërinë e kufijve, me atë që ka njohur pavarësinë e dy zonave si Donjeck dhe Luhansk.
“Ndikim në Ballkan mund të ketë në Bosnjë dhe Kosovë, dhe fakti se Rusia ka thyer rregullat e marëdhënieve ndërkombëtare është kjo, ky është një rrezik që është i mundshëm. Sikur komunat në veri të Kosovës të shpallin pavarësinë, si mund të jetë pasoja, çfarë mund të bëjë në këtë rast. Pra Rusia e ka zhdukur paprekshmërinë e kufijve”, ka thënë Krisafi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Instituti për Studime Ndërkombëtare Tiranë. / Alsat.mk








