Ekspertët e BE-së nesër në Shkup për kontroll në Këshillin Gjyqësorë

Ekspertët e BE-së nesër në Shkup për kontroll në Këshillin Gjyqësorë

Gazetar: Adrian Kerimi

Misioni vlerësues i iniciuar nga BE-ja mbi punën e gjykatave në Maqedoni të Veriut, nesër zbarkon në Shkup. Në llupën ekspertëve Evropian do të jetë puna e Këshilli Gjyqësor, lëndët, veprimet, hapat e ndërmarra dhe gjithçka tjetër që lidhet me organin më të lartë të drejtësisë në vend.

“Ekipi i ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së do ta analizojnë punën e Këshillit Gjyqësor, duke propozuar masa afatgjate dhe afatshkurtra, përfshirë veprimet institucionale dhe legjislative me qëllim forcimin e pavarësisë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e këtij trupi të rëndësishëm për gjyqësorin”, thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Misioni do të udhëhiqet nga ish kreu i gjykatës Supreme në Kroaci, Branko Hrvatin. Ekipi në formatin e plotë do të rikthehet në Shkup gjatë muajit shtator.

“Udhëheqësi i ekipit Branko Hrvat (ish kryetar i Gjykatës Supreme në Kroaci) do ta viziton Maqedoninë e Veriut më 27 dhe 28 korrik për të paralajmëruar misionin dhe duke e identifikuar fushëveprimin e ekipit që do të punon. Puna do të kryhet me ardhjen e ekspertëve nga vendet anëtare të BE-së, të cilët do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator”, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Çështja e parë që do të bie në sytë e ekspertëve Evropian është mos veprimi i Këshillit Gjyqësor në rastin e gjykatësit Enver Bexheti dhe veprimet e tij në lëndët e Sasho Mijallkov. Gjithashtu misioni vlerësues do të kërkon llogari edhe për mënyrën e ndryshimit të kryetares së Këshillit. Lëndët e pa proceduara nga gjykatat për Ramiz Merkon, ndikimi i personave tjerë në listën e zezë si ai i Jordan Orce Kamçev në sistemin gjyqësor dhe mbi gjitha keqpërdorimet në AKMIS sistemin, punësimet familjare në institucionet gjyqësore dhe lëndët e humbura nga shteti në raport me individët ku si pasojë buxheti shtetëror është dëmtuar dhjetëra miliona euro. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button