Ekspertët e kanë një përgjigje se sa herë mund të gatuani me të njejtin vaj

Ekspertët e kanë një përgjigje se sa herë mund të gatuani me të njejtin vaj

Me siguri shumë prej jush ia bëni pyetje vetes se sa herë mund të skuqni me të njëjtin vaj.

Është një pyetje që po përpiqet t’i përgjigjet një grup studiuesish nga Universiteti i Jaén, në Spanjë. Falë një sistemi të inteligjencës artificiale, ata janë në gjendje të parashikojnë se sa mund të zgjasë vaji kur përdoret në skuqje.

Antonio Jesús Rivera, një nga drejtuesit e grupit kërkimor tha se:
Ajo që ne bëjmë, në radhë të parë është të analizojmë variablat që kanë të bëjnë me cilësinë e vajit të ullirit që përdoret, me ushqimin që do të skuqet dhe me procesin e skuqjes së tij, temperatura, koha dhe sasia e produktit në fjalë. Së dyti, jetëgjatësia e vajit varet sipas kushteve të ruajtjes.

Kështu, edhe pse hetimi do të vazhdojë deri në tetor 2024, studiuesit spanjollë tashmë kanë një numër standard.

Vaji i rafinuar i lulediellit mund të përballojë deri në 20 skuqje.

Një sasi që, në rastin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mund “të dyfishohet”. Sigurisht, sipas Rivera, jetëgjatësia e vajit do të varet nga ushqimet që do të skuqen. Po kështu, këshillohet që vaji i ullirit të mos përzihet me yndyrna të tjera, pasi disa i tolerojnë më keq temperaturat e larta dhe shpërbëhen më shpejt.

Gjithashtu, duhet të shmangni shkaktimin e ndryshimeve të forta të temperaturës, ndërsa ushqimin duhet ta skuqni pak nga pak, sidomos nëse është i ngrirë.

LEXO EDHE:

Back to top button