Ekspertët më fakte arsyetojnë të ardhurat e Mesit nga Barcelona

Mark Cirija, që është themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Diagonal Inversiones”, por edhe në kohë të njëjtë edhe partner i Barcelonës, së bashku me Hosepa Fabra si financier dhe ekonomistin Ivan Kabeza, të cilët kanë llogaritur se sa është i shpagueshëm kontrata e vitit 2017 të Lionel Mesit, për skuadrën e  Barcelonës.

Ata kanë llogaritur se për 3 vite, duke filluar nga viti 2017, kur ka firmosur kontratën Lionel Mesi, argjentinasi ka përfituar 383 milion euro, mirëpo ka gjeneruar të ardhura në vlerë për 619 mln euro për periudhën e njëjtë. Kjo do të thot se për ato 3 vite, Barcelona ka regjistruar profit prej Mesit në vlerë prej 235 mln euro.

Sipas këtij studimi, Lionel Mesi ka qenë në qendër të biznesit të Barcelonës dhe marrëveshjet sponsorike do të ishin ndryshe me të dhe pa të në ekip, dhe këto momente nuk janë llogaritur në kalkulimin e përgjitshshëm. Përpos besimit se me largimin e Mesit, Barcelona mund të lirohet nga shumat e mëdha që I jep për paga dhe bonuse, mirëpo e vërteta është se mund të preket edhe më shumë nga kriza financiare. Me largimin eventual të Mesit, Barcelona do të humbas 30 për qind nga të ardhurat që i fiton, dhe kjo për qindje do të ishte edhe më i madh në rast se sponsorët vendosin që të ulët marrëveshjet, pasi që argjentinasi nuk do të ishte pjesë e ekipit.

Si përfundim i llogarisë ekonomike është se Lionel Mesi në mënyrë të arsyeshme përfiton shumë e madhe, pasi që Barcelona me ndihmën e tij, dhe në emër të tij, shënon profit të jashtëzakonshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button