Ekspertët: Putin një rol aktiv në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore

Ekspertët: Putin një rol aktiv në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore

Presidenti rus, Vladimir Putin luajti një rol aktiv në rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve MH17 në Ukrainën lindore, në korrik 2014, sipas hetuesve ndërkombëtarë.

“Ky përfundim doli nga bisedat telefonike të përgjuara”, thanë sot hetuesit në Hagë.

Boeing i “Malaysia Airlines” u rrëzua nga një raketë ruse e mbrojtjes ajrore BUK mbi territorin e kontestuar në korrik 2014. Të gjithë 298 personat në bord vdiqën.

Ka patur “indikacione të forta” se vendimi ishte marrë nga Putin, por hetuesit thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta ndjekur penalisht.

Për më tepër, Putin është i imunizuar nga ndjekja penale për shkak të detyrës së tij.

Provat ishin gjithashtu të pamjaftueshme për të akuzuar të dyshuarit e tjerë. Prandaj hetimet do të pezullohen përkohësisht. /ATSH-DPA/

LEXO EDHE:

Back to top button