Ekspertët tregojnë arsyen shqetësuese pse kurrë s’duhet ta përdorni telefonin gjatë dushit
Ekspertët tregojnë arsyen shqetësuese pse kurrë s’duhet ta përdorni telefonin gjatë dushit
Një në pesë britanikë e përdorë telefonin gjatë dushit, e ekspertët kanë paralajmëruar se kjo nuk është e gjë e mirë. Mirror ka shkruar se përdorimi i telefonit gjatë dushit, pos që mund ta dëmtojë pajisjen, mund të ndikojë negativisht edhe në shëndetin mendor.
Zakonisht, pastrimi në banjë nënkupton se po kaloni pak kohë të nevojshme për veten tuaj, duke pushuar nën ujin e ngrohtë dhe duke u larguar nga bota e përditshme. Marrja e telefonit aty mund të prishë qetësinë tuaj. Sipas një studimi, preokupimi i tepërt pas telefonit mund të ndikojë në kohën për t’u marrë me veten.
Nilou Esmaeilpou, themeluese e institutit Lotus Therapy, ka thënë se ata që marrin telefonin në banjat e pastrimit e shtyjnë më tej veten “të jenë online edhe në raste të caktuara kur është koha personale”.
“Banjat kanë ofruar tradicionalisht një hapësirë personale për të lënë mendjen të çlodhet, të reflektojë dhe të shkëputet nga bota e jashtme. Përdorimi i telefonit në këtë mjedis e prish këtë potencial për pushim mendor dhe rikuperim, pjesë përbërëse e mirëqenies së përgjithshme”, thuhet tutje në studim.