Ekspertët: Varësia ekonomike e vendit nga Kina sa vjen e shtohet

Ekspertët: Varësia ekonomike e vendit nga Kina sa vjen e shtohet

Gazetar: Adnan Qaili

Varësia ekonomike e vendit nga Kina sa vjen e shtohet. Presionet ekonomike janë detektuar në tregti, investime kapitale dhe borxhi i jashtëm publik. Këto janë gjetjet e publikimit të një raporti të punuar nga ekspertë të jashtëm dhe vendor. Kryetarja e Organizatës “ESTIMA” Ana Krstinovska tha se përplasjet e Kinës me BE-në dhe me SHBA-në dhe lidhja tyre me Rusinë na kanë vënë në udhëkryq mes fuqive botërore, dhe si pasojë e problemeve politike vendi ynë ka ngecur me zhvillimin ekonomik.

“Kina mund të na vë embargo në eksport apo import të ndonjë prodhimtarie! Në këtë kontekst Ministria e Ekonomisë duhet të bëjmë më shumë përpjekje në bashkëpunim me Odat Ekonomike për diversifikim të tregut nga i cili ne furnizohemi me produkte të shumta apo ku i plasojmë prodhimet tona. Edhe projekti me autostradën duhet sa më parë të mbyllet sepse vet shtyrja e afateve na vë në situatë të vështirë, duke kërkuar kredi të reja nga Kina e kështu na rritet borxhi i jashtëm publik ndaj Kinës”, tha Ana Krstinovska, Kryetare e Organizatës “ESTIMA”.

Eksporti ynë drejt Kinës nuk është stabil dhe nga viti në vit po tkurret. Lënda e parë siç janë fero-legurat dhe mineralet, të cilat ia shesim Kinës nuk kanë ndikim të madh në zhvillimin e ekonomisë tonë lokale. Në investimet kapitale, spikatë ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër ku kinezët na kanë vënë “litarin në fyt” me kontratë, të cilën njëanshëm vetëm ata mund ta prishin. Si në rastin e kontestit të kredisë në Pekin, që Arbitrazhi na kushtëzon me legjislaturën e tyre.

Ndikimi i butë kinez në vend thuhet të jetë ai kulturor përmes Institutit “Konfuqio” ku 8 mijë persona janë pjesë e programeve kulturore, tha Marko Troshanovski, por tani varet si do veproj qeveria e re.

“Kina ndikimi e saj e bën përmes prezencës ekonomike, prej këtu del edhe ndikimi politik ndaj shtetit. Investimet kapitale për momentin kanë stagnuar që do të thotë se edhe ndikimi politik është ulur për tani, nuk mund të themi se kemi ndikim të fuqishëm, por më tej nëse kjo qeveri e re do ti ri definoj gjërat ose do ti përkushtohet investimeve kineze, në atë mënyrë do të rritet ndikimi politik kinez në Maqedoni”, u shpreh Marko Troshanovski, Kryetar i “Institutit për demokraci”.

Maqedonia e Veriut importon mallra kineze 17 herë më shumë se sa eksporton nga Republika e Kinës. Një shembull me fqinjin tonë verior, në raport thuhet se Kina e shpërblen Serbinë me investime të majme pasi kjo e fundit i përkrah interesat kineze në strategjitë gjeo-politike në Ballkanin Perëndimor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button