Ekstremizmi i djathtë kërcënimi më i madh për demokracinë gjermane

Ekstremizmi i krahut të djathtë është kërcënimi më i madh për rendin demokratik në Gjermani, paralajmëroi prokurori federal, Peter Frank në një deklaratë.

”Vitet e fundit, ekstremizmi i djathtë ka arritur një bazë shumë më të gjerë ideologjike, nga ideologjia klasike naziste te teoritë e konspiracionit dhe qytetarët e Rajhut”, i tha Frank gazetës konservatore ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

”Ata nuk e njohin autoritetin e shtetit modern gjerman”, sipas prokurorit.

Frank tha se në të njëjtën kohë, kërcënimi i paraqitur nga terrorizmi islamik mbetet i lartë.

”Shikuar thjesht në terma numerikë, aktivitetet islamike përfaqësuan në të vërtetë shumicën e akteve ekstremiste”, shtoi prokurori federal.

“Ne nuk duhet të punojmë nën iluzionin se terrorizmi islamik ka kaluar pas shpërbërjes së Shtetit Islamik”, pohoi Frank.

LEXO EDHE:

Back to top button