Ekzekutohet në Indiana40 vjeçari i dënuar me vdekje

Brandon Bernard, një amerikan i dënuar me vdekje, u ekzekutua në Indiana, pasi lutja për falje në minutën e fundit iu refuzua nga Gjykata Supreme.

Bernard, 40 vjeç, u dënua për vrasje më 1999, kur ishte adoleshent.

Ai është shkelësi më i ri që ekzekutohet nga qeveria federale në gati 70 vjet.

Bernard, para se të vritej me inxheksion, i tha familjes së çiftit që ka vrarë, se i vjen keq.

Edhe katër ekzekutime të tjera janë planifikuar përpara se presidenti Donald Trump të përfundojë mandatin më 20 janar, raporton BBC.

Nëse të gjitha ndodhin, Trump do të jetë presidenti që ka mbikëqyrur ekzekutime më shumë se çdo paraardhës i tij, në më shumë se një shekull.

Ato do ta çonin në 13 numrin total të ekzekutimeve federale qysh në muajin korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button