Ekzekutoi gruan me armë gjahu, 88-vjeçari: Nuk kaloja mirë me të dhe e vrava

Ekzekutoi gruan me armë gjahu, 88-vjeçari: Nuk kaloja mirë me të dhe e vrava

“Nuk kam kaluar mirë me të, kishim probleme dhe më në fund nyja arriti në krehër.”

Me këto fjalë 88-vjeçari i arrestuar për vrasjen e gruas së tij 84-vjeçare në Kalkidë të Greqisë ka tentuar të justifikojë aktin e tij.

Sipas informacioneve të “protothema.gr” i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar drejt krimit.

Historia tragjike ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren, duke e plagosur për vdekje.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia e cila ka gjetur armën e krimit (në pronësi të ligjshme të autorit), dhe e ka konfiskuar atë.

Duhet theksuar se, sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe dyshohet se ka vepruar me mendje të kthjellët.

LEXO EDHE:

Back to top button