Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti
Ekziston një opsion i fshehur në Instagram për t’i ngarkuar fotografitë me kualitet të lartë, edhe kur keni rrjet të dobët interneti

Nëse jeni përdorues i Instagramit, e dini se ideja në platformë është ndarja e fotove dhe videove me cilësi të lartë.
Sidoqoftë, krijimi i postimeve tërheqëse në Instagram mund të jetë vështirë nëse përmbajtja që shpërndani është me kualitet të dobët.
Kjo ndodh nëse nuk aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar fotot dhe videot me cilësi të lartë në aplikacionin Instagram.
Ndonëse mund të mos shihni përmirësim drastik në cilësinë e fotografive pasi të aktivizoni opsionin për t’i ngarkuar me kualitet të lartë, veçoria mund të jetë e dobishme në përmirësimin e cilësisë së videove tuaja.
Por, pse postimet tona në Instagram dalin me kualitet të dobët?
Për të ofruar një performancë të normale në telefonat tuaj, Instagrami ‘ulë’ cilësinë e fotove dhe videove në bazë të kapacitetit të rrjetit tuaj në celular.
Kjo do të thotë se edhe imazhet ose videot me cilësi të lartë kompresohen për të kursyer hapësirën e memories në serverët e Instagramit dhe në telefonin tuaj. Kjo e ndihmon aplikacionin të ngarkojë më shpejt imazhet dhe videot.