El Bakali ndal dominimin e atletëve nga Kenia

Kenia për herë të parë pas Lojrave Olimpike në Moskë, në vitin 1980, mbetet pa medalje të artë në garën e 3000 metrave me pengesa. Marokeni Soufian El Bakali ndërpreu dominimin e atletëve nga Kenia dhe Etiopia, pasi kaloi i pari cakun me kohë 8 minuta, 8 sekonda e 90 të qindta, duke lënë pas Lameça Girma nga Etiopia në vendin e dytë dhe Benjamin Kigenin në vendin e tretë.

Kujtojmë se Kenia kishte 9 medalja të arta me radhë nga Lojrat Olimpike të vitit 1984 dhe hera e fundi nuk arkëtuan medalje artë në disiplinën e atletikës ishte në Lojrat Olimpike në Moskë, ku triumfoi polaku Bonislav Malinovski. Dominim i Kenisë në këtë disiplinë mund të konfirmohet me faktin se kanë arkëtuar 11 medalje të artë, ndërsa në vendin e dytë është Finlanda me vetëm 4 medalje të artë.

LEXO EDHE:

Back to top button