“El Clasico” i katërt këtë sezon, Barcelona e Real Madrid vendosin për titullin e La Ligës

Në orën 16:15, në stadiumin Monzhuik, Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në “El Clasico”-n e javës së 35-të të La Ligës, një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e kampionit për këtë sezon.

Aktualisht, katalanasit kryesojnë tabelën me katër pikë më shumë se madrilenët, por përballen me një orar më të vështirë deri në fund. Nëse Reali fiton sot, do të afrohet ndjeshëm dhe do të marrë një avantazh të rëndësishëm psikologjik.

Barcelona ka përpara derbin lokal ndaj Espanyolit, si dhe dy sfida të forta ndaj skuadrave të vështira Villarrealit në shtëpi dhe Athletic Bilbaos në udhëtim Ndërkohë, Reali pas “El Clasico”-s do të përballet me Majorkën në shtëpi, do të udhëtojë te Sevilja dhe do ta mbyllë sezonin kundër Real Sociedadit në ‘Santiago Bernabeu’.

Ky do të jetë “El Clasico” i katërt këtë edicion, ku tre të mëparshmit i kanë fituar katalunasit: 0-4 në La Liga, 2-5 në Superkupën e Spanjës dhe 3-2 në finalen e Kupës së Spanjës. Barcelona ka rikthyer në dispozicion Levandovskin, Balde-n dhe Kasadon, por asnjëri nuk pritet të jetë titular. Reali, nga ana tjetër, do të jetë i hendikepuar pa shërbimet e Rudiger, Karvahall, Mendi, Kamavinga dhe Allaba.

Vendasit do të jenë të kënaqur ndoshta edhe me një pikë, pasi do të mbanin distancën dhe do të bënin një hap të madh drejt titullit kampion.

LEXO EDHE:

Back to top button