“El Clasico” në basketball i takon Barcelonës

Basketbollistët e Barcelonës , në mënyrë bindëse, duke dominuar në pjesën më të madhe të sfidës ndaj Real Madridit, kanë fituar finalen e Kupës së Spanjës. Katalonasit mundën klubin madrilen me rezultat 88-73 dhe arkëtuan trofeun e Kupës. Reali kishte epërsi vetëm në fillim të ndeshjes, ndërsa në vazhdim dominoi skuadra e Barcelonës , që kishte epërsi prej 21 pikëve në fund të pjesës së parë.

 

Në çerekun e tretë, Reali me seri me disa tripikëshe ulën epërsinë në -13, por pasoi menjëherë përgjigjja e Barcelonës që ktheu gjërat në vendin e vet dhe ngriti epërsinë në 19 pikë. Në çerekun e fundit, Reali filloi më mirë , mirëpo skuadra katalonase arriti që të mirëmbajë epërsinë e lartë dhe në fund fitoi përballjen me rezultat 88-73. Kogi Higins ishte më i mirë te Barcelonë me 20 pikë, ndërsa më efikas te Reali ishte Tavares.

LEXO EDHE:

Back to top button