“El Classico”, biletat në shitje nga 179 e deri më 500 euro!
“Klasikja” e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, tashmë ka një datë dhe orë.
Dueli mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të zhvillohet më 28 tetor duke nisur nga ora 16:15. E veçanta e kësaj sfide është se për herë të parë në histori ajo do të luhet në stadiumin olimpik të Barcelonës.
Klubi i Barcelonës ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë të madhe dhe çmimet janë disi të kripura. Çmimet e ndenjëseve variojnë nga 179 euro, që është më e lira, deri tek ato më të shtrenjtat në tribunën 1, që kushtojnë 495 euro.