El Salvadori po ofron 5000 pasaporta falas për të huajt me kusht që të vendosen dhe të qëndrojnë
El Salvadori po ofron 5000 pasaporta falas për të huajt me kusht që të vendosen dhe të qëndrojnë

Presidenti i El Salvadorit Najib Bukele ka thënë se vendi i tij do të ofrojë 5,000 pasaporta për “të huajt me kualifikim të lartë” që pranojnë të vendosen në vendin e vogël dhe të varfër të Amerikës Qendrore.
“Ne ofrojmë 5000 pasaporta falas”, shkruante Bukele në platformën X të shtunën mbrëma.
Bukele tha se mbajtësit e pasaportave do të kenë shtetësinë salvadorane dhe të drejtën e votës dhe do të jenë në gjendje të importojnë mallrat e tyre pa doganë.
“Megjithë numrin e tyre të vogël, kontributi i tyre do të ketë një ndikim të madh në shoqërinë tonë dhe të ardhmen e vendit tonë,” shtoi Bukele.
Najib Bukele, i cili u bë president në qershor 2019, fitoi një mandat të ri pesëvjeçar në zgjedhjet e 4 shkurtit, duke fituar 84.65 për qind të votave, të favorizuar nga një luftë e pamëshirshme kundër bandave të armatosura që kanë terrorizuar vendin./abcnews.al