Elbasani e Balkani në garë për mesfushorin kosovar me pasaportë zvicerane

Elbasani është i “fiksuar” me lojtarë që kanë luajtur me kombëtaret, në mos me ekipin e parë, të paktën te moshat. I tillë është edhe rasti i mesfushorit të Ksamaksit, Eris Abedini, i cili është në radarin e verdhebluve. Lojtari 25-vjeçar nga Kosova, me pasaportë zvicerane, sezonin e fundit ka qenë në radhët e Ksamaksit në Zvicër, ndërsa tani ka dalë lojtar i lirë.

Elbasanasit kanë qenë në bisedime me mesfushorin dhe ekziston mundësia që ai të vishet verdheblu. “Problemi” i vetëm është se në lojë ka hyrë edhe skuadra e Ballkanit në Kosovë dhe mbetet për t’u parë në fund zgjedhja e vetë lojtarit.

Selimi ka luajtur me moshat e Zvicrës, ndërsa në fund është grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, duke treguar në një farë mënyre se bëhet fjalë për një futbollist me potencial. Vlera e tij në treg aktualisht është 300 mijë euro. Të dhënat e para tregojnë për një lojtar me cilësi dhe që mund të bëjë diferencën në qendrën e mesfushës, pasi pozicioni i tij natyral është një mesfushor difensiv./Panoramasport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button