Familja ishte duke vozitur në autostradën kryesore nga ishulli Penang për në shtetin bregdetar verilindor të Terengganu të dielën kur ata goditën një elefant në orën 19:35 me orën lokale, raporton CNN.
“Kur pesë elefantët e tjerë në tufë e panë këtë, ata nxituan drejt makinës dhe filluan ta shkelnin. Ata u larguan nga zona vetëm pasi këlyshi u ngrit në këmbë”, tha Mahmood.
Policia nuk saktësoi nëse familjarët ndodheshin në automjet në momentin e sulmit të elefantit apo arritën të shpëtonin, por në deklaratën e policisë nuk thuhet se ka të vdekur apo lëndime të rënda.
Fotot tregojnë dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe anësore të mjetit dhe xhamat e thyer. Për shkak të zhvillimit të shpejtë të autostradave në Malajzi, elefantët e egër nëpër gadishull shpesh vijnë në rrugë për të kaluar në një zonë tjetër në kërkim të ushqimit. Në shumë autostrada janë vendosur tabela për të paralajmëruar drejtuesit e elefantëve që kalojnë, veçanërisht në veri të vendit.








