Eliminim i hershëm për Tiem, Muguruza-n dhe Zhabeur

Ka nis turneu Grand Slam i “Roland Garros”-it në tenis, i cili zhvillohet në fushë me dhè në Paris. Në takimet e para për meshkuj, spikat fitorja e tenistit gjerman Aleksander Zverev. Numri 3 në botë mposhti me 3-0 (6-2, 6-4, 6-4) austriakun Sebastian Ofner, ndërsa me të njëjtin rezultat 3-0 (6-4, 6-2, 6-0) fiton edhe spanjolli Karlos Alkaraz, që eliminoi argjentinasin Huan Ignacio Londero.

Eliminohet nga gara edhe austriaku tjetër Dominik Tiem, që u mund 3-0 nga Hugo Dellien nga Bolivia. Avancojnë më tej bullgari Grigor Dimitrov, amerikani Xhohn Izner, kroati Borna Çoriç, kanadezi Feliks-Augier Aliasime, si dhe italiani Fabio Fonini.

Te femrat, befasi është eliminimi i Ons Zhabeur nga Tunisi, numri 6 në botë, që u mund 2-1 (3-6, 7-6, 7-5) nga polakja Magda Linette. Avancon më tej tenistja greke Maria Sakeri, numri 4 në botë, por eliminohet fituesja e vitit 2016, spanjollja Garbine Muguruza. Muguruza u mund 2-1 (2-6, 6-3, 6-4) nga Kaia Kanepi e Estonisë.

Në raundin e dytë avancojnë edhe tenistet amerikane Sloane Stefens dhe Kori Gauff, kanadezja Lejlla Fernandez, si dhe zvicerania Belinda Bençiç.

LEXO EDHE:

Back to top button