Eliminohet kampionia në fuqi e “Roland Garros”-it

Tenistja çeke Barbora Krejçikova dhe ajo greke Maria Sakari janë dy gjysmëfinalistet e fundit të grand slam të “Roland Garros”-it për femra. Dy emra befasi, që për herë të parë në karrierën e tyre shkojnë në gjysmëfinalen e një turneu të madh. Interesant fakti se të katërta gjysmëfinalistet shkojnë për herë të parë në gjysmëfinalet e një grand slam.

Krejçikova mundi 2-0 (7-6, 6-3) 17-vjeçaren amerikane Kori Gauf, një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë. Po 2-0 (6-4, 6-4) fitoi edhe grekja Sakari, që eliminoi polaken Iga Sviatek, kampionen në fuqi të këitj turneu. Kjo e fundit ishte favorite për të fituar edhe këtë vit, por u dorëzua më herët. Nesër (10 qershor) do të luhen dy gjysmëfinalet për femra.

LEXO EDHE:

Back to top button