Elmasi nuk udhëtoi me Maqedoninë drejt Qipros

Futbollisti i Napolit, Elif Elmas, nuk do të jetë pjesë e ekspeditës në përballjen me Armeninë në Qipro, në kuadër të javës së fundit në Ligën e Kombeve. Atë që e paralajmëroi edhe trajneri Angellovski, sot morri konfirmimin.

Elif Elmas ka lëndim të muskulit të këmbës, e cila e pengon atë që të ndihmojë Maqedoninë në sfdiën vendosëse për kalimin në Divizionin B. Elmasi nuk u paraqit në mesin e reprezentuesve , të cilët në orën 10 me linje çarter iu drejtuan Qipros.

Ndërkohë për shkak të lëndimeve dhe mungesave për arsye të ndryshme, Angelovski ishte i detyruar që të ftojë edhe 3 futbollist shtesë: Darko Micevski, Tome KItanovski dhe Dushko Trajçevski, të cilët fillimisht duhet të kalojnë testet për “Covid 19” para se të bashkangjiten ekipit të Maqedonisë.

Sfida Armeni-Maqedonia do të zhvillohet të mërkurën , më 18 nëntor, në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button