Elon Musk kundër Bill Gates: Nuk e marr vaksinën kundër Covid-19

Elon Musk, CEO i kompanive Tesla dhe SpaceX, thotë se nuk ka ndërmend të marrë vaksinën kundër koronavirusit kur ajo të dalë. Në një intervistë me gazetaren Kara Swisher, Musk ngriti edhe një herë dyshime me pandeminë dhe nuk pranoi të thoshte se e ndjente për detyrë të paguante punonjësit që dëshironin të qëndronin në shtëpi për të shmangur infektimin.

“Unë dhe fëmijët e mi nuk rrezikohemi nga Covid”, tha Musk gjatë intervistës për “New York Times”. I shfaqur përherë si një sipërmarrës që dinte më shumë se ekspertët, Musk u shpreh se në vend të izolimit total të popullsisë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, gjithkush që ishte në kategoritë e rrezikuara duhet të karantinohej derisa të kalonte stuhia.

Kur gazetarja Swisher i tha se pavarësisht kësaj kishte ende mundësi që njerëzit të vdisnin, ai u përgjigj: “Të gjithë vdesin”. “Pyetja shtrohet se çfarë i shërben të mirës më të madhe”, shtoi Musk, duke shtuar se nga ajo situatë nuk përfitoi askush dhe se urdhri mbarëkombëtar për vetizolim ishte “de facto” arrest shtëpie.

Musk sulmoi edhe miliarderin Bill Gates, i cili në një intervistë në korrik 2020 pati thënë se Musk duhet të përpiqet të mësojë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. “Ai bën makina shumë të mira elektrike dhe raketa e tij po ecën mirë. Por nuk duhet të ngatërrohet në fusha në të cilat nuk është shumë i përfshirë”, tha Gates. Musk u përgjigj në mënyrë tepër të vrazhdë: “O kokëgdhe, në fakt makineritë për kompaninë që ti ke investuar për vaksinën, CureVac, i kemi realizuar ne”.

LEXO EDHE:

Back to top button