Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë

Pronari i Twitter, Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, nuk është më njeriu më i pasur në botë, sipas të dhënave të revistës prestigjioze të Nju Jorkut, Forbes.

Musk ra nga vendi i parë pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë dhe shiti aksionet në kompaninë e tij të makinave elektrike, raportoi Reuters.

Bernard Arnault, pronar i markës luksoze LVMH dhe kompanive të shumta, pasuria e të cilëve sipas Forbes vlerësohet në 185.4 miliardë dollarë, tani ka dalë në krye. 

Sipas Statista.com, LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy) është marka luksoze më e vlefshme në botë në vitin 2022, me vlerë 124 miliardë dollarë.

Pasuria e Musk, e cila ishte në vendin e parë që nga shtatori 2021, vlerësohet në 185.3 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button